Geek

Skype for Mobile bëhet me efekte dhe afishe

11/10/2017 13:33
nga:M H

Skype for Mobile ka prezantuar efektet interesante “AI” për fotografi dhe funksionet e njohura.

Funksioni, i cili përkujton në Snapchat, shton më shumë personalizim përmes tastierës “magic wand”, i cili vendoset në krye të ekranit, transmeton KosovaPress.

Sprinkles by Microsoft dhe teknologjia e tij “machine learning” mundëson edhe përdorimin e emocioneve. Foto efektet mund të përdoren edhe në selfi dhe fotografitë e krijuara në kamerë.

Fotografitë e përpunuara në Skype for Mobile mund të ndahen edhe në bisedimet private, bisedimet në grupe ose Highlights.

Azhurnimi aktualisht do të jetë për të gjithë shfrytëzuesit në botë.