Sporti

SKY Sports: Linfield shkon tutje pas dy rasteve pozitive me koronavirus te Drita

08/13/2020 14:50
nga:M K

Eliminimi i Dritës ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Ka qenë “SKY Sports” që ka shkruar se kampioni verioro-irlandez u kualifikua tutje vetëm pas rezultimit pozitiv nga koronavirusi të dy futbollistëve gjilanas, përcjell GazetaBlic.

“Ndeshja u anulua vetëm dy orë para se të fillonte në Nyon, Zvicër, pasi dy futbollistë të skuadrës kosovare rezultuan pozitivë për koronavirus”, shkroi mes tjerash ky medium.

Kujtojmë, Drita dje pranoi vendimin e organeve të UEFA-së lidhur me situatën e krijuar në vendin zviceran, ku edhe mësoi se e ka humbur ndeshjen në tavolinë.

/GazetaBlic/

08/26/2020 09:52

Sot ndeshjet e radhës kualifikuese për Champions, emra të njohur në fazën e dytë