Sporti

Sky Sports: Barcelona ia ofron dy lojtarë Tottenhemit për “dështakun” e mesfushës

04/25/2020 08:16
nga:M K

Efekti i koronavirusit tashmë ka filluar të ndjehet.

Skuadrat elitare evropiane po tentojnë të gjejnë mënyra për të mos u shpenzuar shumë në merkato, duke synuar huazimin e lojtarëve ose shkëmbimin eventual të tyre, përcjell GazetaBlic.

Goxha aktive është edhe Barcelona, e cila dëshiron të sjellë freski në skuadër, varësisht nga mënyra sesi do t’i marrë lojtarët.

Siç shkruan “Sky Sports”, katalunasit kanë projektuar një shkëmbim interesant. Madje, janë të gatshëm që të heqin dorë nga dy lojtarë fenomenal, Samuel Umtitin dhe Nelson Semedo, vetëm e vetëm për të arritur te Tanguy Ndombele.

Ndombele shquhet për fizik të jashtëzakonshëm, e që shihet si njeriu potencial për të krijuar një tjetër frymë në mesfushën e skuadrës nga “Camp Nou”.

Kur kësaj ia shtojmë faktin se më herët është diskutuar edhe për largimin e Vidalit e të Rakiticit, atëherë zbarkimi i francezit 23 vjeçar nga ishulli në Iberik, mund të ndodhë shumë lehtë.

/GazetaBlic/

09/22/2020 09:40

Barcelona “piketon” synimin e radhës, është bashkëvendas i Koeman