Sporti

Skuadrat e mëdha italiane në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për yllin e Fiorentinës

12/07/2018 08:55
nga:M K

Federico Chiesa është një objektiv i Juventus, Inter dhe Napoli, por Fiorentina kërkon 60 milionë euro.

21-vjeçari konsiderohet si një nga lojtarët më premtues të futbollit italian shkruan Telesport, transmeton GazetaBlic.

Juventus është vënë në lëvizje për lojtarin që verën e kaluar dhe ish-drejtuesi i bardhezinjve Beppe Marotta, që do të transferohet tek Inter, e pëlqen shumë sulmuesin.

Oferta e Napoli-t u refuzua verën e kaluar dhe, sipas “Corriere dello Sport”, të tre ekipet mbeten të interesuar, me të përditshmen italiane që ka shkruar se Fiorentina do të kërkojë të paktën 60 milionë euro.

Juventus ka filluar punën në prapaskenë, ndërsa presidenti i napoli-t, Aurelio de Laurentiis, ka një marrëdhënie shumë të mirë me vëllezërit Della Valle.

Strategjia e Inter bazohet te Marotta, që ka negociuar për Chiesa-n verën e kaluar dhe ka një marrëdhënie të mirë me klubin vjollcë pas marrëveshjeve të arritura për Marko Pjaca dhe Federico Bernardeschi.

12/09/2018 11:53

Manchester United ofron 100 milionë euro për mbrojtësin e Serie A