Sporti

Skuadra nga Liga e Parë prezanton pesë përforcimet

07/12/2018 21:35
nga:Gazeta Blic

Dukagjini i Klinës prej sot mund të llogaritet kandidat për inkuadrim në Vala Superligë.

Klubi i Ligës së Parë, ka prezantuar pesë përforcimet, prej tyre disa janë me emra në elitën e futbollit tonë.

Bëhet fjalë për Mark Milicajn, Granit Arifajn dhe Dukagjin Gashin, raporton Gazeta Olle.

 

Më poshtë mund të shihni postimin komplet të Dukagjinit në Facebook.

Klubi jonë sot kompletoj transferimin e pesë futbollistve dhe një portjerit, sa për fillim një 6she “n’kajmak”. Me poshtë një mbishkrim i shkurtë për secillin nga ta veç e veç.

Mark Milicaj – Sulmues (KF Feronikel).

Forcën dhe kreativitetin e tij me goditje nga të gjitha pozitat Marki tani do të vazhdoj ne vendin e lindjes ne klubin ku edhe filloj karrierin si futbollist. Vjen nga klubi Feroniklit ishte edhe pjesë e Isogut tash i bashkohet ngjyrav tona. Sot mungoj per arsyje personale.

Dukagjin Gashi – Mesfushorë (KF Drenica).

Njëri prej mesfushorve më të mirë ne futbollin e Kosoves se pasluftës, kampion i shumëfishtë i Kosoves dhe gjithashtu dikur pjesë e Perfaqsuses se Kosoves me të cillën realizoj edhe goll i bashkohet klubit tonë. Dugi pjesë e Dukagjinit, vjen nga skuadra Drenices dhe me pervojën e tij sigurisht qe do të ndihmoj klubin drejt realizimit të synimeve.

Ganit Arifaj – Sulmues (KF Feronikel).

Një gjigand i vertetë për shumë skuadra kundershtarë rrezik permanent pergjatë 90minutave ky është Graniti ose ndryshe siq njihet 9shja pandalshmë. Edhe ky vjen nga klubi Feroniklit për një qëllim kreun e tabeles dhe superligën.

Leotrim Beqiri – Mbrojtës (KF Fushë Kosovë.

Një “bishë” e mbrojtjes, një siguri për fazën defanzive. Leo vjen nga klubi Fushë Kosoves dhe se bashku me ne synon Superligën. Pervoja e tij, shkathsia e menquria tregojn për kualitetin e tij të cillën e deshmoj edhe ne ndeshjet direkt ndaj nesh sezonin e kaluar.

Valmir Hajrizi – Portier (KF Onixi).

Dikur pjesë e Istogut ndersa sezonin e kaluar ne klubin e Onix, Valmiri tani bëhet pjesë e Dukagjinit që të kontriboj ne synimet e klubit për sezonin që po vjen.

Kujtim Maloku – Mbrojtës (KF Hajvalia).

Nje futbollist me tipare defanzvive i cilli sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadres nga Hajvalia i bashkohet klubit tonë.

Ne ju deshirojm nire se ardhje dhe shumë sukses me fanëllën e klubit tonë. Shpresojm dhe besojm që nisoj si komplet qyteti edhe ju do të jepni gjithqka nga vetja për të rikthyer klubin ato ku edhe e ka vendin .. SUPERLIGE.