Sporti

Skuadra e Superligës konfirmon prurjet e reja në kamp

08/05/2020 18:14
nga:M K

Skuadra e promovuar në Superligë, Arbëria e Dobrajës ka filluar qysh tani të mendojë për sezonin e ri.

Skuadra nga qyteti fqinj i Prishtinës, ka prezantuar edhe ekipin ndihmës të trajnerit Arbnor Morina, përcjell GazetaBlic.

Përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, Arbëria ka shpalosur emrat e zëvendës-trajnerit, trajnerit kondicional e atij të portierëve.

Më poshtë edhe komunikata e plotë:

“KF Arbëria i deshiron mirëseardhje në familjen e madhe shtabit teknik të përbërë me kryetrajnerin Arbnor Morina, ndihmës trajnerin, Ali Osmani, ndihmës trajnerin, Agon Krasniqi, trajnerin kondicional Arsim Tershani dhe trajnerin e portierëve Diamant Kadriolli.

Shtabit teknik i deshirojm shëndet dhe punë të mbarë, dhe një stinor të mbushur me suksese dhe mbi të gjitha arritjen e objektivave“, thuhet tutje në komunikatën e klubit lipjanas.

KF Arbëria i deshiron mirëseardhje në familjen e madhe shtabit teknik të përbërë me : Kryetrajnerin Arbnor Morina,…

Publiée par KF Arbëria sur Mercredi 5 août 2020

/GazetaBlic/

09/25/2020 17:52

Arbëria lidere!