Sporti

Skuadra e Liverpoolit mbrëmë regjistroi një rekord të zi, saktësisht pas 28 vitesh

07/03/2020 13:01
nga:M K

Liverpooli mbrëmë u mposht nga Manchester City me rezultat 4-0, pikërisht në ndeshjen ku u prit me një ceremoni “Fair Play” me një korridor nderi për lojtarët e kuq.

Përveç disfatës, ekipi nga “Merseyside Red” regjistroi një rekord të zi, përcjell GazetaBlic.

Për herë të parë që nga viti 1992, Liverpooli nuk ka arritur të shënojë në pesë ndeshjet e fundit si mysafir në Premier Ligë.

Megjithatë, Klopp dhe djelmoshat e tij mund ta thyejnë rekordin absolut të kundërshtarëve të mbrëmshëm, lidhur me numrin e pikëve të arritur përgjatë një sezoni.

Edicionin 2018/2019, Manchester City kishte arkëtuar 100 pikë, rekord këtë që Liverpooli mund ta sigurojë me të gjitha fitore në ndeshjet e mbetura, gjithsej gjashtë.

/GazetaBlic/

07/30/2020 10:27

Klopp e dëshiron me çdo kusht, Liverpool vë në radar përforcimin e ri