Sporti

Skuadra e Ligës së Parë prezenton gjashtë futbollistë, gati për misionin “mbijetesa”

01/24/2020 15:21
nga:M K

Vllaznia e Pozheranit ka përforcuar radhët e veta para fillimit të stinorit pranveror.

Megjithëse konfirmojnë se nuk janë transferet e vetme, drejtuesit e klubit nga “Ibrahim Kurteshi” kanë konfirmuar arritjen e marrëveshjes me gjashtë futbollistë, e të cilët do ta ndihmojnë ekipin e ri në objektën kryesore të këtij sezoni, e që padyshim se është mbijetesa, shkruan GazetaBlic.

Kujtim Pantina, Armend Kastrati, Petrit Tahiri, Ismet Caka, Rinor Karaxha dhe Leutrim Teplani tashmë janë veshur “gjelbër e kuq”, kurse mbetet të shihet sesa do të jenë produktivë në pjesën e dytë të sezonit.

Akordin me lojtarët e ka konfirmuar vet klubi përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Facebook”.

/GazetaBlic/

06/29/2019 16:30

Klubi shqiptar qe 8 muaj nuk e paguan futbollistin nga Nigeria