Sporti

Skuadra e Keku-t prezanton përforcimin e ri

01/11/2019 16:34
nga:I S

‘Elektricistët’ nuk kanë të ndalur, afati i janarit është i bujshëm për sa i përket transferimeve për ta.

Zyrtarët e klubit të Keku-t njoftojnë se kanë arritur të nënshkruajnë me mbrojtësi e djathtë, Valmir Kutllovci, shkruan GazetaBlic.

Kryetari i Klubit  të ‘Elektricistëve’ tregon se Kutllovci i’u është bashkuar skuadrës ditën e premte.

Pas një numri të madh përforcimesh skuadra e Keku-t mendon t’ia rikthejë dinjitetin klubit, pasi ndodhet në vendin e fundit në tabelën e Superligës me vetëm një pikë.

Kujtojmë se mbrojtësi së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Fushë Kosovës.

/GazetaBlic/