Sporti

Skuadra angleze i humb tri ndeshjet hapëse për herë të parë pas 65 vitesh

09/25/2020 23:27
nga:M K

Ishte viti i largët 1955 kur Nottingham Forrest i kishte humbur tri ndeshjet e para të edicionit.

Skuadra që aktualisht luan në Championship, u mposht nga Huddersfield, 1-0, për të regjistruar kështu zero pikë pas tri xhirove të para në divisionin e dytë në ishull, përcjell GazetaBlic.

Madje, jo vetëm kaq. Ajo nuk ka arritur të shënojë gol në tri javët e para për herë të parë që nga viti 1975, pra gati gjysëm shekulli, saktësisht 45 vite.

Statistika këto që tregojnë se ekipi i Sabri Lamouchi nuk po kalonte momente të mira. Gjithsesi, mbetet të shihet nëse javëve në vijim do t’ia dalin që të rikthehen në element.

/GazetaBlic/