Sporti

“Skifteri” i dikurshëm “kapërdin” Intelektualët, Prishtina mposht Dritën me golin e Armend Thaqit

10/24/2019 19:53
nga:M K

Prishtina ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e fundit të xhiros së 11’të, gjegjësisht të fazës së parë të edicionit 2019/2020 në Superligën e Kosovës.

Një ish-skifter, Armend Thaqi, rezultoi të jetë fatal për ekipin e Ardian Nuhiut, që tashmë ka mbetur tre pikë prapa rivalit lokal, Gjilanit, në renditjen tabelare, shkruan GazetaBlic.

Thaqi realizoi në minutën e 82’të pas asistimit të Makendës, për t’i dërguar në delirium tifozët “Plisat”, që tashmë vijnë me ndryshime në strukturë e organizim.

Prishtina, me këtë triumf shkon në kuotën e 20’të pikëve, për t’u pozicionuar e katërta në tabelën e klasifikimit. Kjo ishte fitorja e gjashtë e kryeqytetasve, krahas dy barazimeve dhe tri humbjeve.

Pas pak do të vijmë me informatat shtesë nga ky duel.

/GazetaBlic/

08/08/2020 22:24

Ja kur zhvillohet finalja e raundit parakualifikues mes Dritës e Linfield