Sporti

Skënderbeu mposhtet në fund të takimit, eliminohet nga Evropa Ligë

12/07/2017 21:06
nga:E.A

Skuadra e vetme shqiptare në Evropë, Skënderbeu e ka përfunduar këtë aventurë me humbje nga Young Boys Berni 2-1.

Në pjesën e parë të lojës nuk pati gola të shënuar edhe pse pati raste të shumta.

Por me fillimin e pjesës së dytë ishin shqiptarët ata të cilët shënuan të parët.

Sulmuesi afrikan i Skënderbeut, Demte u fut në zonë goditi por topin e rikthyer nga portieri e dërgoi në rrjetë Enis Gavazaj për 1-0.

Gëzimi i skuadrës shqiptare nuk zgjati më shumë se tre minuta pasi vendasit barazuan në 1-1.

Ishte sulmuesi francez Guillaume Hoarau që shënoi me kokë për 1-1 pas asistimit nga Aebischer.

Krejt në fund të ndeshjes, sulmuesi vendas Assale shënoi për fitoren e Young Boysit 2-1.

Pas gjashtë ndeshjeve në grupe, Skënderbeu përfundoi në pozitën e katërt me pesë pikë, një më pak se Young Boysi, ndërsa nga grupi kualifikohen Partizani i Beogradit dhe si lideri Dinamo Kiev.

12/14/2017 15:23

Skënderbeu miqësore luksi me fituesen e grupit të Champions Leagues