Lajme

Skenderaj nderon dëshmorët

05/16/2019 20:31
nga:Gazeta Blic

Komuna e Skenderajt ka përkujtuar dëshmorët e kombit, në ditën e rënies së tyre në luftën për çlirimin e Kosovës.

Me këtë rast kurora lulesh janë vendosur te varret e dëshmorëve Gani Uka e Muharrem Zeneli në Ticë, Skender e Mustafë Skenderi në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, si dhe Kujtim Ahmetin në Varrezat e Dëshmorëve në Tërnafc.

“Lavdi heronjve që flijuan vetën e tyre për lirinë e Kosovës”, shkruan kreu i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari në llogarinë e tij në Facebook.