Cult

Skënder Zogaj sjell dy vepra për Kolonel Ahmet Krasniqin

06/06/2019 12:11
nga:Gazeta Blic

Tre libra janë promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”.

Dy nga librat e promovuar sot kanë për temë veprat e dhe jetën e Kolonelit, tashme të ndjerë, Ahmet Krasniqi.

“Shtatëmbëdhjetë Shtatori (Ditar nga Burgu)” dhe “Shqiptarët në luftë kroate” janë të përgatitura nga shkrimtari Skënder Zogaj.

Sipas recensentëve, të dy librat flasin për kolonelin më të mirë në mesin e ushtarakëve dhe përmes tyre mund të kuptoni më shumë rreth jetës dhe veprës së ish Ministrit të Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi.

“Librat e tij e lartësojnë më shumë. Ai u vra fizikisht por do të jetojë gjatë me vepra”.

“Këta dy libra janë pasuri e madhe për veprimtarinë shqiptare”.

Në Bibliotekën Kombëtare u promovua edhe “Vjeshta Shqiptare” nga Rifat Haxhiu.