Lajme

Skender Hyseni rrëfen momentet kur e kishte parë Rugovën me lot

01/22/2020 09:56
nga:B. D

Skender Hyseni, që ishte bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, e ka cilësuar atë si një intelektual të guximshëm.

Hyseni ka kujtuar dy momente kur e ka parë Ibrahim Rugovën të mërzitej.

“E kam vërejtur në dy raste kur ka qenë skajshëm i mërzitur. Njëri ka qenë në Monte Karlo në konferencën e Krans Montanës ku ai ka qenë një nga folësit kryesor në atë forum”.

“Pas fjalës që e ka mbajt, kemi shkuar në dhomë ku jemi marrë vesh që të pushojmë dhe të shihemi për sesionin tjetër. Sa kam arritur në dhomë më ka njoftuar shoqëruesi i presidentit Rugova që Xhemail Mustafa është vrarë”, tha Hyseni, në Zona B të Klan Kosovës.

“Kam shkuar dhe i kam trokitur në dhomë. E gjeta duke lexuar. I tregova se çfarë ka ndodhur. Është hera e parë që e kam parë Ibrahim Rugovën me lot dhe të dërmuar shpirtërisht”.

“Rasti i dytë kur e kam parë të mërzitur është vrasja e Enver Malokut. E ka përjetuar rëndë, por kjo me vrasjen e Xhemail Mustafës ishte më intensive edhe për faktin se ndodhi pas luftës dhe ishte krejtësisht e papritur”.

“Ibrahim Rugova ka pas një higjienë shpirtërore që vështirë që mund ta ketë dikush. Ka qenë mision i pamundshëm që t’ia ndotësh atë higjienë shpirtërore. Nuk ka mbajt inate personale, edhe kur i kanë hyrë në hak shumë”, tha ai.

06/09/2020 19:22

Shtatoreve të ​Skënderbeut, Ibrahim Rugovës e Zahir Pajazitit u mbyllen sytë