Lajme

Skender Hyseni paralajmëron VV-në: LDK-ja nuk do të bëhet bashkëfajtore në prishjen e partneritetit me SHBA-në

03/13/2020 22:02
nga:Gazeta Blic

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni, ka paralajmëruar partneren e partisë së tij në koalicionin qeverisës, Lëvizjen Vetëvendosje, kundër prishjes së raporteve Kosovë-Shtetet e Bashkuara.

Hyseni ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se kryeministri i vendit, Albin Kurti, duhet ta ruajë marrëdhënien e vendit me Amerikën.

Deklaratat e Hysenit vijnë pas këmbënguljes së Kurtit për mosheqjen e plotë dhe pa kushte të tarifës ndaj mallrave nga Serbia, ashtu siç po kërkon Uashingtoni zyrtar.

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës ka thënë se partia e tij “nuk do të bëhet bashkëfajtore në prishjen e partneritetit me SHBA’në – në asnjë variant”.

“Ky është parim i panegociueshëm nga LDK’ja”, është shprehur ai më tej.

Duke komentuar paralajmërimet nga Amerika për tërheqje të trupave ushtarake nga Kosova, Hyseni ka thënë se Kosova “nuk guxon të presë” që diçka e tillë të ndodhë.

“Do të jetë tepër vonë”, ka paralajmëruar ish-shefi i diplomacisë kosovare.

03/23/2020 20:53

Skender Hyseni: Kuvendet e shteteve punojnë edhe në gjendje lufte, Vjosa Osmani e njeh Kushtetutën dhe do të sillet konform saj