Lajme

Skender Hyseni i përgjigjet qëndrimit të Isa Mustafës ndaj tij!

01/11/2019 18:38
nga:Gazeta Blic

Anëtari i kryesisë së LDK-së Skender Hyseni, nuk ndjehet fare i shqetësuar me mospërkrahjen e partisë së tij karshi qëndrimit për zgjedhje të parakohshme, se ato nuk duhet të ndodhin në këtë kohë pasi që siç ka thënë ai “rrëzimi i Qeverisë Haradinaj do ta hendikeponte shumë Kosovën”.

Hyseni, i kontaktuar nga “Gazeta Blic” ka refuzuar të komentoj deklarimet e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa, rreth qëndrimit të tij dhe distancimin e partisë nga deklaratat për zgjedhje të parakohshme.

“Shiqojeni deklaratën time tek RTV Dukagjini, dhe është e qartë në çfarë konteksti e kam thënë. Nuk kam asnjë koment tjetër”, tha Hyseni.

Në anën tjetër i pari i LDK-së tha sot para mediave se janë të preokupuar me mënyrën se si po udhëhiqet vendi, pasi sipas tij, Qeveria e Kosovës dhe koalicioni qeverisës e kanë lëshuar rrugën e konceptit të ekonomisë së tregut dhe ka filluar të ndërtojë një shtet social, duke zgjuar kështu sipas tij, një pakënaqësi të brendshme.

“Për ta rrëzuar Qeverinë duhet të jem i sinqertë me iu duhet të kemi vota dhe tani ne kemi votat e LDK-së dhe jam i bindur sa i përket votave të LDK-së, asnjë nuk na mungon, asnjëri nuk sëmuret ditën që kishim me e votua, as nuk ka punë të tjera jashtë. Sa i përket partive të tjera nuk mund të flas për to, sa i përket Vetëvendosjes ata janë deklaruar, tash një parti tjetër në Kuvend po bashkëpunon me koalicionin qeverisës dhe në momentin që ne i kishim bë votat, nesër me i bë votat disponimi jonë është që këtë qeveri ta rrëzojmë… Unë mund të iu them shkurt se nuk pajtohem me atë deklaratë (të Skender Hysenit) si kryetar i LDK-së dhe mund të iu them gjithashtu që nuk pajtohet LDK-ja”, tha Mustafa, në një konferencë për medie, pas takimit me kryetarët e degëve. /Gazeta Blic/