Lajme

Skenari i Milaim Zekës: Kjo i ndodhë Kosovës nëse nuk hiqet taksa ndaj mallrave serbe

02/27/2020 16:15
nga:Gazeta Blic

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka paralajmëruar ditë të këqija për Kosovën nëse nuk hiqet taksa ndaj mallrave serbe.

Ai në një postim në Facebook ka theksuar se do të bie qeveria dhe Kosova do të izolohet, raporton Gazeta Blic.

“Nese nuk ndodhe keshtu si thote profa, qeveria bjen, Kosova izolohet, popullit i luhet edhe baba”, ka shkruar ai.

Ky reagim i Milaim Zekës vjen pas deklaratës që sapo e ka dhënë zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti, i cili tha se sa më parë duhet të hiqet taksa, dhe të mos vendoset masa e reciprocitetit.

Në vazhdim e gjeni të plotë reagimin e Avdullah Hotit:

Përfshirja amerikane në dialog e ka ndryshuar dinamiken e negocimit. Qendrim i Sekretarit Pompeo dhe angazhimet e ambasadorit Grenell se sovraniteti i Republikës së Kosovës është tepër i rëdësishem për të ardhmen e rajonit dhe se Marrëveshja për Paqe mes Kosovës dhe Serbisë duhet të rezultoj me njohjen reciproke, janë garanci për pozitën tonë negociuese dhe synimet tona në këtë dialog.

Dialogu duhet të udhëheqet nga Qeveria e Kosovës, e cila bartë legjitimitetin politik të deleguar nga Kuvendi i Kosovës. Përfshirja sa më e shpejt jep kohë për negocim më të favorshëm për Marrëveshjen përfundimtare.

Tarifa mbi mallrat serbe dhe boshnjake është pengesë e pa kapërcyeshmë për komunitetin ndërkombëtar, SHBA dhe BE. Çdo shtyerje për heqjen e tarifës komprementon seriozisht pozitën tonë negociuse në këtë dialog, dëmton raportin tonë me SHBA dhe BE, si dhe rrezikon një izolim për Qeverinë dhe vendin.

Asnjë masë e jona e një anëshme nuk mund të mbroj apo avansoj pozitën tonë nëse ajo nuk mbështetet nga SHBA dhe BE.

Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të heqë tarifën famoze dhe kështu të ulet barabarsisht dhe me miqtë e saj në tryezën e Dialogut.

Çdo alternativë tjetër rrezikon seriozisht të ardhmen e vendit.

Lëkundet koalicioni: LDK i del përfundimisht kundër Albin Kurtit- të hiqet taksa ndaj mallrave serbe dhe mos të vendoset reciprocitetit

03/27/2020 22:12

Gazmend Muhaxheri e thotë që këta janë dy emrat e LDK-së, që mund ta marrin postin e kryeministrit