Lajme

Skenarët për liderin e ri të LDK-së || Isa Mustafa “prish” planin: Agim Veliu kryetar, Lutfi Haziri kryeministër. 5 kandidatë mbesin në “lojë”

07/27/2019 11:59
nga:Gazeta Blic

Në kohën kur mbetur vetëm edhe një javë deri tek zgjedhja e kryetarit të LDK-së, vazhdon të mbetet e paqartë se kush do ta fitoj garën për të parin e kësaj partie.

Edhe pse javë më parë, Isa Mustafa dha sinjale se mund të tërhiqet nga gara për kryetar të partisë, megjithatë ai nuk ka hequr dorë përfundimisht.

Burime të Gazetës Blic bëjnë me dije se Isa Mustafa vazhdon të jetë më i forti në parti.

Fitorja e Isa Mustafës, gjegjësisht kandidatëve që ai shtyu në Mitrovicë dhe Ferizaj, atë e bëjnë njeriun më më së shumti delegatë.

”Isa Mustafa ka hiq më pak se 120 delegatë. Pas fitores në Ferizaj dhe Mitrovicë, ai tani është në pozicion shumë të mirë, sepse në raport me kandidatët tjerë ka numrin më të madh të delegatëve”, tha ky burim.

Ndërkohë, sipas këtij burimi, pas Mustafës me numrin më të madh të delegatëve, pason Agim Veliu e Lutfi Haziri me nga 70-80 delegatë.

Edhe pse këta tre kandidatë potencial për kryetar të LDK-së kanë numrin më të madh të votave, ende nuk ka ndonjë marrëveshje për kryetarin e ri, përkundër që Lutfi Haziri ka kërkuar marrëveshje konsensuale.

”Nëse nuk do të ketë marrëveshje, atëherë unë më 3 gusht, ashtu siç kam paralajmëruar javë më parë, do të shpallë kandidaturën time”, ka theksuar nënkryetari i LDK-së.

Agim Veliu kryetar, Lutfi Haziri kandidat për kryeministër? Isa Mustafa ka gjithçka në dorë

Duke u thirrur në burime brenda LDK-së, Gazeta Blic ka raportuar se ka një dakordancë ndërmjet Hazirit e Agimit dhe një pjese të LDK-së për postin e kryetarit të partisë dhe kandidatit për kryeministër.

Mirëpo, Isa Mustafa duket se mund të prish këtë plan, ku Veliu do të zgjedhje kryetar, e Lutfi Haziri kandidat për kryeministër.

Siç merr vesh Gazeta Blic, Isa Mustafa ende është duke bërë kalkulime dhe nuk e ka dhënë aminin e tij.

Një burim tjetër në LDK i ka thënë Gazetës Blic se po qarkullon ideja që Isa Mustafa ta kërkoj një mandat 2 vjeçar, për ta “shpëtuar partinë” nga ndarja.

Mirëpo, nuk dihet nëse kjo ide do të mbështetet nga Agim Veliu e Lutfi Haziri.

Vjosa Osmani, kandidatja që mund të befasoj!

Deputetja më e votuar femër në LDK, Vjosa Osmani edhe pse deri më tani nuk ka folur shumë për kandidaturën e saj për kryetare të partisë, Gazeta Blic merr vesh se edhe ajo ka ambicie.

”Një pjesë e LDK-së ende e shohin Osmanin si kandiaten e vetme që do të mund t’ia fitonte zgjedhjet kësaj partie. Madje, edhe Isa Mustafa nëse e sheh se Veliu e Haziri mund t’ia marrin partinë, ai mund ta mbështes Vjosa Osmanin, ose edhe Avdullah Hotin”, tha ky burim.

Ndërkaq, krejt çka ka thënë deri më tani Vjosa Osmani, është se sipas saj, LDK do të dalë edhe më e fortë nga zgjedhjet e 3 gushtit.

Përpos Agim Veliut, Isa Mustafës, Lutfi Hazirit e Vjisa Osmanit, si kandidatë i pestë potencial është rdhe Avdullah hoti, ndonëse me gjasa shumë të vogla dhe me mbështetje të mundshme nga Isa Mustafa.

Në një intervistë për EkonomiaOnline, Avdullah Hoti ka thënë se do të ketë festë më 3 gusht kur do të mbahet Kuvendi i Përgjithshëm i LDK’së.

“Po punojmë shumë që të kemi një Kuvend i cili do të jetë ceremonial që tregon unitetit e LDK-së në katër anët e Kosovës”, ka thënë Hoti.

Ai shpreh i bindur se gëzojnë përkrahje të madhe qytetare, por që këtë besim dëshirojnë që ta rrisin.

“Ne qëndrojmë mirë me përkrahjen që e kemi te qytetarët nga zgjedhjet lokale të vitit 2017 jemi partia me numrin më të madh të votave, jemi grupi më i madh parlamentar, partia me numrin më të madh të komunave dhe të këshilltarëve komunale dhe dëshirojmë të rrisim këtë besim që e kemi nga qytetarët”.

Sidoqoftë, në këtë garë mund të hyjë edhe Fatmir Sejdiu, edhe pse ai ka pak mbështetje nga ana e strukturave.

LDK pritet më 3 gusht ta zgjedh kryetarin e ri. Zgjedhjet e kaluara i fitoi Isa Mustafa, ku u votua me aklamacion, derisa kundërkandidatja, Vjosa Osmani, u eliminua tek faza e konfirmimit të kandidaturës.

 

Agim Veliu kryetar i LDK-së, Lutfi Haziri kandidat për kryeministër?