Opinion

“Skenarët famkeq për Kosovën”

12/25/2018 17:12
nga:Hali Abazi

Shkruan Haki Abazi

Skenaret famekeq dhe shpetimi i vendit

Lojes se Hashim Thacit dhe mandatit te tij mashtues i ka ardhur fundi edhe sa i perket perkrahjes ne vend por edhe asaj nderkombetare. Thirrja per gjykaten speciale ose ka arritur ose do te vije se shpejti. Kjo eshte aresyja qe Thaci eshte nxier dhe nuk po ben vere me goje. Ai e ka te qarte qe nuk ka shume miqe dhe eshte i vetmuar perballe nje procesi te cilin vet e ka dizajnuar.

Kjo faze e re ka krijuar “sfiden” per pjesen tjeter te lidershipit te PDK kryesisht te perfaqesuar nga Xhavit Haliti dhe Kadri Veseli dhe satelitet e tyre ekonomik dhe shefat e tyre qofshin ata ne shtetin fqinje apo ne Parisin e bukur.

Matematikat zgjedhore dhe rezultatet tregojne qe PDK eshte ne shperberje, shumica e patrioteve te PDK, njerez te vijes se Adem Jasharit dhe besimtareve te vertet ne vlerat e UCK e kane kuptuar tanime se kane qene te mashtruar dhe te manipuluar me propaganden e informacioneve te rrejshme.

Thaci, Veseli dhe Haliti kane perdorur kapjen e shteti per te blere gazetare e media dhe me keshillat e shefave te tyre kane polarizuar skenen politike, kane ngritur propgande dhe kane blere sa here qe ju jane dashur njerez nga klasa akademike e edhe nga bota e OJQ-ve per te polarizuar situaten dhe per te perqare cfaredo celule te shoqerise qe ka mundur te mobilizoje qytetaret kundrejt skenarit te tyre te kontrollit politike qe ka mudesuar edhe kontrollin financiar e ekonomik te vendit.

Ky kontrolle eshte ushtruar nepermejt zgjedhjeve te manipuluare dhe vendosjes se njerezve ne pozitat kyqe te bordeve publike, kontrollit ne fondin e bankes qendrore, fondin pensional dhe ate te privatizimit dhe vet buxhetit te shteti dhe te ardhurat nga diaspora. Mjafton me i rindegju bisedat e PRONTOs dhe mandje ngathtesine e qellimshme dhe kontrollin ndaj sistemit gjyqesore per te pare se cka ne fakt kane krijuar keta individ te mbeshtetur nga perfituesit e kapjes se shtetit per te kontrolluar, varferuar dhe kriminalizuar shtetin.

Te gjitha keto i dijne mire shtetet Evropiane dhe sherbimet e tyre dhe kjo eshte aresyja e vetem pse ata kane rezerva per liberalizimin e vizave dhe cfaredo progresi ne integrimet Evropiane. Askuj me shume se Serbise nuk i ka shkuar per shatati nje kapje e ketille e shtetit qe ka derguar uje ne mullirine Serbise qe ne fakt ne 360 shkalle e ben qe ky te jete skeanri serb per te paradaluar zhvillimin dhe faktorizimin shqiptare ne ballkan.

Nje pjese e madhe e PSD, shumica e NISMES dhe vet Famtir Limaj nuk jane ne gjendje te kuptojne manipulimin qe ju eshte pergaditur per te qene pjese e skemes. Ne hap te pare atyre mund te ju duket se kjo eshte nje zhdervjelltesi politike por ne fakt eshte nje skenar qe eshte pergaditur per te qene pijuna te lojes se ndyte te kapjes dhe mashtirmit qytetare. Keto pergaditje nuk jane as publike e as nuk i ndajne pjesamrresit me ata te cileve ju premtojne se nje dite do te behen ministra dhe te fuqishmit e ketij vendi.

Keto argumente se bashku sqarojne tradhetine e Shpend Ahmetit, manipulimmin e tij te disa anetareve te LVV me idene qe me “Albinin kurre nuk mund te marrim qeverine”, hyrjen e tij ne ekipin negociatore dhe tentimin per te prezantuar vehten si njeriu qe do te zevedesoje Thacin ne skemen e kapjes se shtetit.

Perzgjedhja e tij nga perfituesit eshte e vone, perkunder faktit qe ata mendojne se ai mund te lansohet, ai eshte i zhveshur ploteseisht dhe te gjithe e dijne se ai nuk ka as 2% perkrahje ne vota. Kjo situate me se shumit mund te vazhdoje edhe dy vite. Ne pjesen e kohes se mbetur, mekanizmat e kapjes se shteti do te punojne ne drejtim te goditjes se LDK per ta perseritur skenarin qe tentuan me LVV duke e marre nga mbrenda dhe duke shfrytezuar zgjedhejt e ardheshme ne LDK per ta kapur apo per ta ndare qe te ja bashkangjesin nje pjese te LDK pjese se grupit te sintetizuar te PRONTOs.

Kjo do te kete sukses te vogel nese LDK do te jete e kujdeshme dhe nuk do te dorezohet para trysnise kriminale qe ka qene prezente edhe ne rastin e detyrimit te Teuta Rugoves te votoje dhe sabotimit te disa pjestareve te LDK ne parlament ne momente kritike. Paralelisht LVV do te tentohet te goditet prap me lajme te rrejshme, me tentim te korruptimit te anetareve, shantazhim te njerezve permbrenda apo edhe arrestime te orkestruara per te ndertuar frike dhe panike. Edhe kjo strategji do te jete e limituar perderisa determinimi i LVV do te jete te mbetet e hapur dhe ne menyre krejt te siqnerte te ju qaset sulmeve dhe skenareve te ndyta qe vijne si pasoje e njerezve qe kane kapur shtetin me skenarin e foracave qe nuk duan te kete nje faktorizim te shqiptareve ne Ballkan dhe qe mireqenja dhe dinjiteti i shqiptareve te mbahet ne pikepytje qe shumica e tyre te leshojne Kosoven dhe Shqiperine e qe ne mungese te kapacitetve intelektuale ballkani te mbetet nen infulencen Sllavo/Ruse dhe ne vend se te merremi me agjennden zhvillimore te vazhdojme te merremi me dialogun shterpe e te panevojshem me Serbine.

A e kmi shtruar pyetjen shume seriozisht pse na duhet dialogu me Serbine e sidosm me Serbine e cial duhet se pari te clirohet per vehte nga mbrenda nga idete fashiste dhe te jetuarit me koke ne rere. E vetmja aresyje pse dialogu eshte kaq prioritet eshte qe te mos zhvillohemi nga mbrenda dhe te mbulohet krimi dhe korrupcioni insitucional.

Zgjedhjet jane jetike, sa me shpejte qe ndodhin shansi per te ruajtur kete qe kemi dhe per te dale nga kjo situate eshte me i madh ndersa shansi per te konsoliduar nje klan tjeter kriminal ne Kosove te perbere nga PDK-PSD dhe AAK NISMA do te zvoglohet.