Showtime

S’kanë të ndalur “diss-at” e Baby Gee këtë herë e “godet” fort Feron

04/16/2018 19:45
nga:F.B

E nisi vet, e siç duket nuk e ka me ndërmend të ndalet, shkruan GazetaBlic.

E tani siç ka bërë për tre ditë rresht, Gordana Kingji e njohur me epitetin si “Baby Gee” nuk po i ndal “diss-at” në drejtim të reperit të ri, Feronit Shabani i njohur si “Fero”.

Ishte Fero ai që kishte publikuar një video përderisa në dorë mbante një tufë me para e me të e përkëdhelte fytyrën.

Sot është Baby Gee ajo e cila po e bënë po të njëjtën gjë, veçse kjo videos ia ka shtuar edhe një përshkim, që duket hapur se është vazhdimi i ‘Diss-ave” që këngëtarja po i dërgon në drejtim të dyshes, Fero e Rina.

Jam vajzë nga Britania e Madhe falë babit tim. Asnjëherë s’ia kam nisur nga poshtë #gjithmonëtrehapa përpara juve. Unë flas fakte t’i flet ëndrra 😛” – është përshkrimi që këngëtarja shqiptare i ka vënë videos së publikuar

Para kësaj Gordana kishte nxjerrë edhe një video në “Insta Story” ku shihe duke kënduar rep. Kjo e fundit i kishte vënë video një mbishkrim ku shkruhej “Kur t’repovatni qeshtu, lajmrohuni” – duke i dërguar kështu mesazh enkas Rinës, e cila po konsiderohet nga “OnRecords” si prurje e re e repit. / © GazetaBlic /

04/21/2018 14:48

E grushtuan, por Fero vjen me një paralajmërim për estradën (Video)