Sporti

Skandaloze: Ka filluar shitja e biletave Kosovë – Angli në tregun e zi

11/12/2019 17:20
nga:Lorik J

Ende pa përfunduar procesi i shitjes së biletave për ndeshjen mes Kosovës dhe Anglisë, e cila do të zhvillohet më 17 nëntor në ‘Fadil Vokrri’, ka filluar shitja e tyre në tregun e zi.

”Tiks.app” vetëm disa minuta më parë paralajmëroi që faqja ka rënë për shkak të ngarkesës së madhe, por edhe pse nuk ka funksionuar, disa bileta ‘çuditërisht’ janë shitur.

Ndërkohë tashmë ato po qarkullojnë në tregun e zi me çmime dhjetëfish me të shtrenjta.

Fillimisht para orës 16:00 kur do fillonte shitja e tyre, sajti ra së funksionuari – ndërsa më pas vazhduan problemet teknike, të cilat qytetarët i kanë paraqitur me shumë zemërim në rrjetet sociale.

Federata e Futbollit të Kosovës vazhdon dështimin në këtë aspekt, gjë që i ka irrituar tejmase qytetarët që vazhdimisht po shfaqin pakënaqësitë në disa rrjete sociale.

/GazetaBlic/

12/02/2019 22:37

Kosova ka pasur gjashtë qeveri të ndryshme, kjo është historia e koalicioneve