Lajme

Skandali me pasaportat, Ahmetaj: Ministria në krizë totale për shkak të paaftësisë së Donika Gërvallës

10/25/2024 23:23
nga:Mergim Rreci

Skandali me pasaportat, Ahmetaj: Ministria në krizë totale për shkak të paaftësisë së Donika Gërvallës

Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, ka reaguar pas publikimit të skandalit të MPJD’së lidhur me kontratën për dërgesat diplomatike.

Ahmetaj përmes një shkrimi në Facebook thotë se MPJD’ja është në krizë totale për shkak të paaftësisë së Donika Gërvallës.

Ajo pyet se si mund të ndodhë që një institucion kaq jetik të paralizohet nga menaxhimi i dobët dhe mungesa e përgjegjësisë.

“Ministria e Jashtme në krizë totale! Për shkak të paaftësisë së Donika 400 pasaporta humben gjatë transportit nga Ministria e Jashtmr dhe është ndërprerë kontrata për dërgesat diplomatike, duke i ‘vënë drynin’ Ministrisë. Si mund të ndodhë që një institucion kaq jetik të paralizohet nga menaxhimi i dobët dhe mungesa e përgjegjësisë?

Shok dhe zhgënjim për mërgimtarët tanë! Kërkojmë nga institucionet që të marrin përgjegjësi për të kthyer besimin dhe dinjitetin tek ata që, edhe pse larg, kurrë nuk e harrojnë rrënjën e tyre. Tani është koha që të tregojmë se Kosova i mbron dhe i çmon qytetarët e saj, kudo që janë”, tha ajo.