Sporti

Skandali me kurdisjen e konfirmuar, ish trajneri i Ulpianës thotë se nuk di asgjë

04/11/2024 19:20
nga:E K

Ndeshja e Ligës së Parë të Kosovës mes Ulpianës dhe Vllaznisë doli të jetë e kurdisur.

Kështu konfirmoi edhe Federata e Futbollit të Kosovës, pavarësisht se klubet kishin mohuar një gjë të tillë.

FFK njoftoi se ndeshja do të regjistrohet si e luajtur, por që pikët dhe golat nuk do të regjistrohen nga ky takim.

Ish trajneri i Ulpianës, Emin Bajrami për ‘GazetaBlic Sport‘ deklaroi se nuk ka koment për këtë ndeshje.

“Nuk kam asnjë koment, nuk kam qenë në ngjarje, nuk jam më pjesë e Ulpianës dhe nuk e di çka ka ndodhur”, tha fillimisht Bajrami.

Emin Bajrami u pyet edhe nëse ka pasur nga këto lloj parregullësish gjatë kohës së tij si trajner i Ulpianës dhe nëse ‘kurdisja e lojëve’ mund të ishte njëra nga arsyet e largimit të tij por, ish trajneri i Ulpianës mohoi një gjë të tillë.

“Arsyeja e largimit tim ka qenë për shkak të pjesës së pagave ashtu siç jam deklaruar, nuk ka të bëjë me kurdisje të lojëve largimi im nga Ulpiana, nuk kam dashtë që ekipit me iu ul motivi”, përfundoi Bajrami për GazetaBlic Sport.