Lajme

Skandali i radhës i Super Vivës: I kapet mishi i prishur nga AVUK, pronari i kësaj kompanie me akuza ndaj Gazeta Blic

11/08/2019 13:17
nga:Gazeta Blic

Pronari i rrjetit të marketeve “Super Viva”, Mustafë Rexhepi ka reaguar ndaj një shkrimi të publikuar ditë më parë në Gazeta Blic, ku kësaj kompanie i ishte zënë mish i prishu nga AVUK.

Edhe pse Gazeta Blic para se të publikohej teksti, pas konfirmimit nga AVUK për këtë skandal, kishte kërkuar përgjigje nga Super Viva, nuk kishte marrë përgjigje.

Ndërkohë, në reagimin e dërguar në redaksinë e Gazeta Blic nga ana e Mustafë Rexhepit, konfirmohet kapja e një sasie te konsiderueshme të mishit të prishur, derisa drejtohen akuza për kinse shpifje.

Ky është artikulli i publikuar ditë më parë nga Gazeta Blic:

https://gazetablic.com/skandal-inspektorati-konfirmon-se-super-viva-shet-mish-te-prishur/?fbclid=IwAR0Uoy_OwqrmGBBBB9qM87yx2Vt9FDjgQH46IDKURgYVtmlMAOyp3Lty6hQ

 

Mirëpo, për hir të korrektësisë, Gazeta Blic do ta publikoj të plotë reagimin e dërguar nga ana e Super Vivës:

 

OBJEKTI:       Përgjigje në lajmin e publikuar në gazetën “ BLIC MEDIA ”  sh.p.k.,

                         Prishtinë, më  përmbajtje kontestuese.

 Gazeta “BLIC MEDIA” sh.p.k., Prishtinë, NUI 810836752, më Pronar dhe Drejtor & Agjent i Regjistruar,  z. Adrian ÇOLLAKU, më datën 30 Tetor 2019,  ka publikuar artikullin me titull:

 Skandal/Inspektorati konfirmon së “SUPER – VIVA” shet mish të prishur!

Është evident fakti se publikimi i këtij artikulli nga “BLIC MEDIA” sh.p.k., Prishtinë, është pa asnjë arsye si dhe në kundërshtim me çdo rregull dhe parim juridik, dhe se ky publikim

  • ka shkaktuar dëm të material dhe moral, ka lënduar dhe denigruar rëndë dhe në mënyrë absolutisht të pariparueshme shëmbëlltyrën, korrektësinë, autoritetin, prestigjin dhe perspektiven e Shoqërisë “SUPER – VIVA” sh.p.k., Prishtinë.

Shoqëria “SUPER – VIVA” sh.p.k., Prishtinë, sqaron së artikulli i sipërm publikuar nga ana e gazetës “BLIC MEDIA” sh.p.k., Prishtinë, është artikull tek i cili dyshohet se ka të gjitha elementet e     “veprës së shpifjes dhe fyerjes”, dhe se është shpifje dhe fyerje e supozuar sanksionuar me dispozitat relevante të LIGJIT Nr. 02/L-65 CIVIL KUNDËR SHPIFJES DHE FYERJES, si dhe të LIGJIT Nr. 04/L-077 PËR MARRËDHËNIET E DETYRIMEVE, meqenëse, nuk qëndron assesi as edhe një fakt i vetëm provueshëm së gjoja Shoqëria “SUPER – VIVA” sh.p.k., Prishtinë,

  • shet mish të prishur !

Përkundrazi.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) përmes Inspektoratit Veterinar, më datën 23.08.2019 ka kryer kontroll në Pikën Shitëse (Marketin) ______________,  Pikë Shitëse (Market) ky në kuadër të Shoqërisë “SUPER VIVA” sh.p.k., Prishtinë, më ç ‘rast janë,

  • gjetur 168 kg produkte mishi që nuk i plotëson kushtet për konsum dhe i njëjti menjëherë është asgjësuar.

Sipas vet gazetës “BLIC MEDIA” sh.p.k., Prishtinë, konfirmimin e sipërm e ka vërtetuar gjithashtu edhe z. Lamir THAÇI, Zyrtar për Informim në AUV.

Prandaj, botimi i lajmit në këtë gazetë me titull: Skandal/Inspektorati konfirmon se “SUPER VIVA” shet mish të prishur ! rrjedhimisht është artikull i publikuar qëllimshëm dhe i cili për synim bazë ka gjithsesi dëmtimin material dhe moral, baltosjën, denigrimin, uljen e prestigjit dhe autoritetin e kësaj Kompanie, qoftë në tregun kosovar dhe më gjerë.

Shoqëria “SUPER VIVA” sh.p.k., Prishtinë, siguron autoritetin në fjalë – në veçanti konsumatorët e shumët të sajë anekënd Kosovës, se afarizmi i kësaj kompanie,

  • mbështetët dhe udhëheqë ekskluzivisht jashtë çdo mundësie ose  suaze  më  tipare  mashtrimi,  abuzimi  dhe të ngjashme, duke mos lejuar për asnjë qastë,  së  paku  jo  më  qëllim  dhe  i  shtyrë  nga  motivet për përfitime të paligjshme apo përfitime të ngjashme, shkeljen e ligjeve dhe akteve nënligjore dhe/apo kodekseve morale – qofshin ato të punës ose të afarizmit të mirëfilltë. 

               Bazuar nga sa u tha më lartë, Shoqëria “SUPER VIVA” sh.p.k., Prishtinë, autoritetit të sipërm i parashtron këtë PËRGJIGJE, ashtu që gazeta “BLIC MEDIA” sh.p.k., Prishtinë, të bëjë:

  • publikimin e kësaj PËRGJIGJEJE, TËRHEQJEN e artikullit në fjalë, si dhe publikimin e një KËRKIM FALJE PUBLIKE – vis a vis Shoqërisë “SUPER VIVA” sh.p.k., Prishtinë.

PRISHTINË,                                                                                          

Datë, 01 Nëntor 2019                                                     

 

 

 

    Shoqëria “SUPER VIVA” sh.p.k., Prishtinë

  1. Mustafë REXHEPI, pronar, ________________