Lajme

Skandal në Fakultetin e Arteve Dega e Muzikës, studentët protestuan përpara rektoratit dhe MASHT-it, ju mohua e drejta e garantuar me Kushtetutë!

07/18/2018 17:38
nga:Gazeta Blic

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” kishte shpallur konkurs në fillim të këtij muaji për pranimin e studentëve për këtë vit akademik 2018/19. Por, në Fakultetin e Arteve, përkatësisht në Departamentin e Muzikës, iu mohua e drejta elementare dhjetëra aplikantëve për konkurrim, ndonëse në mënyrë elektronike iu është lejuar një gjë e tillë.

Atyre, iu refuzua dorëzimi i dokumenteve të nevojshme, me arsyetimin se paraprakisht duhet të kenë të përfunduar shkollën e mesme për instrumentin përkatës, në këtë rast të oboas, drejtim ky i cili në shkollën e muzikës duhen së paku edhe 5 vite të kalojnë për të ardhur gjenerata e parë me një diplomë të tillë.

Studentët as pas shumë përpjekjeve dhe bisedave me zyrtarë të Fakultetit të Arteve dhe Prodekanën e Muzikës Florita Raifi, nuk arritën realizimin e të drejtës së tyre.

Nga e drejta për pjesëmarrje në konkurs u privua edhe një studente e këtij fakulteti, Edenja Haxhikadrijaj, e cila kishte diplomuar në programin Pedagogji e përgjithshme muzikore, me arsyetimin se edhe ajo do duhet të ketë diplomë të shkollës së mesme për instrumentin përkatës.

Është një instrument i cili është shumë deficitar në Kosovë, por mua po me nxjrrin probleme për shkak se nuk e kam përfunduar shkollën e mesme në drejtimin përkatës, kurse drejtimi për instrumetin oboa është hapur vetëm që disa vite dhe është vetëm në Prishtinë“, tha ajo.

Jozyrtarisht “Gazeta Blic” ka marrë vesh se studentëve iu është kërkuar nga zyrtarët përgjegjës të këtij fakulteti që të konkurojnë në programin Pedagogji e përgjithshmë muzikore, në atë mënyrë që pastaj të kalojnë në një program tjetër.

Lidhur me këtë problem,  studentët kishin bërë përpjekje për të deponuar ankesë gjatë ditës së djeshme në Rektoratin e UP-së dhe në Fakultetin e Arteve, por një gjë e tillë iu pamundësua atyre. Në Rektorat, Prorektori për kërkime Shkencore Faton Berisha, nuk ua kishte pranuar ankesën duke iu rekomanduar atyre që të deponojnë ankesë në Fakultetin e Arteve, ndërkaq aty nuk ishte marrë askush me këtë çështje. Ndërkaq Ministri e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë e kishte pranuar ankesën atyre.

Më poshtë mund të shihni ankesën e këtyre aplikantëve, një kopje të të cilës e ka siguruar edhe “Gazeta Blic” ku shtjellohet rasti i tyre dhe privimi nga e drejta për studime.

Për parregullësi në Fakutetin e Arteve Gazeta Blic kishte publikuar një seri të shkrimeve.

 

04/30/2019 16:26

Ministri Bytyqi dënon sulmin ndaj mësimdhënëses në Prishtinë