Lajme

Skandal: Jeta Xharra tregon se si Kadri Veseli ia ndaloi Enver Hoxhajt pjesëmarrjen në debat

05/31/2017 22:41
nga:Gazeta Blic

“Jeta në Kosovë” ka organizuar një debat mes përfaqësuesve të dy koalicioneve dhe Vetëvendosjes, mirëpo përfaqësuesit e PDK-së nuk kanë shkuar në emision, pasi që, sipas udhëheqëses së emisionit, Jeta Xharra, kryetari i PDK-së Kadri Veseli e ka thirrur Enver Hoxhajn dhe ia ka ndaluar pjesëmarrjen në emision.

Sipas Xharrës, PDK-ja ka kërkuar hapësirë mediale trefish më të madhe se VV e dyfish më të madhe se LDK-AKR-Alternativa.

Në emision nuk kanë shkuar as përfaqësues të Nismës për Kosovën.

“PDK ka kërkuar hapësirë trefish më të madhe se VV dhe dyfish më të madhe se koalicioni LDK-AKR-Alternativa. Vet Blerand Stavileci nga koalicioni PAN e ka drejtu këtë kërkesë. Pra kanë kërku minutazhë më të gjatë dhe cënim të hapësirës për të tjerët. Kadri Veseli e ka thirrë Enver Hoxhajn për mos me lanë me ardhë në emision”, ka thënë Xharra në RTV 21, shkruan Periskopi.

Xharra ka falënderuar përfaqësuesin e AAK-së, Ardian Xhinin për pjesëmarrje.

“I vetmi që ka ardhë është Ardian Gjini. Faleminderit Ardian Gjini që nuk ke ikë.”

01/22/2020 18:42

Debati në rrjete sociale: Cila është pozita më e mirë e gjumit