Sporti

Skandal: Ismet Munishi e quan ‘zezak’ sulmuesin e Dritës, Kyrian Nwabueze!

02/11/2019 23:37
nga:Lorik J

Trajneri i Vëllaznimit, Ismet Munishi po vazhdon të prodhojë skandale me deklaratat e tij.

Ismet Munishi, analist dhe trajner i klubit me shumë kulturë dhe traditë në vendin tonë, Vëllaznimit po vazhdon të ‘prodhojë’ skandale në studiot televizive, shkruan GazetaBlic.

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’, Ismet Munishi ishte duke analizuar ndeshjen çerekfinale të Kupës së Kosovës mes Vëllaznimit dhe Dritës.

Gjatë kohës kur Ismet Munishi ishte duke biseduar për lojtarët kundërshtarë (të Dritës) – ai ka bërë skandal duke e quajtur ‘zezak’ sulmuesin, Nwabueze.

Trajneri i Ferizajit, Bylbyl Sokoli ka ndërhyrë duke i kërkuar atij të tërheq fjalët dhe të thotë “lojtarë me ngjyrë”, gjë që më pas u përmirësua nga Munishi, i cili kërkoi falje për shprehjen e tij.

Sulmuesi, Kyrian Nwabueze, i cili ka nënshtetësi amerikane është transferuar tek skuadra e Dritës në merkaton e janarit.

/GazetaBlic/