Lajme

Skandal: Agjencia Shtetërore në Shqipëri, Kosovën e paraqet si pjesë të Serbisë

01/08/2020 07:41
nga:B. D

Një skandal ka ndodhur nga Agjencia Shtetërore për Investime në Shqipëri.

Në një hartë të Europës të postuar nga kjo agjenci shtetërore, shihet se mungon shteti i Kosovës. Harta ishte përshkruese ku tregoheshin statistika ekonomike të vendit.

Nuk është hera e parë që ndodh kjo në Republikën e Shqipërisë. Para ca muajve në librat e shkollës fillore kishte ndodhur i njëjti gabim. Për këtë ishte bërë bujë e madhe dhe Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, kishte kërkuar falje.

Këso gabimi kishte bërë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në një hartë të cilën e kishte postuar në faqen e tij në Facebook mungonte shteti i  Kosovës, dhe shfaqej si pjesë e Serbisë.

11/19/2019 16:11

Publikoi hartën ku Kosova ishte pjesë e Serbisë – Ky është veprimi i radhës nga Edi Rama