Lajme

S’ka takim ndërmjet VV dhe LDK?!

01/25/2020 17:41
nga:Gazeta Blic

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka planifikuar ndonjë takim për orët e mbrëmjes së sontme.

Të pakten kështu konfirmojnë burimet brenda dy subjekteve politike, të përfshira në negociata për marrëveshje bashkëpunimi tash e tre muaj, raporton GazetaBlic.

“Deri në këto momente nuk është planifikuar ndonjë takim ndërmjet drejtuesve të dy partive, VV dhe LDK”, pohojnë burimet e “Gazeta Blic”.

Ndryshe, kanë mbetur edhe 10 ditë kohë që pretendenti për Kryeministër Albin Kurti të dalë para Kuvendit të Kosovës për të kërkuar votëbesimin e deputetëve në krijimin e qeverisë së re. Ende nuk dihet nëse LVV do të nënshkruaj marrëveshje koalicioni me LDK, ndonëse nga kjo e fundit sot pati sinjale se gjërat janë duke u afruar.

Deputeti i LDK-së jep sinjale se marrëveshja me VV-në është afër: Puna është mirë