Sporti

S’ka oferta për Coutinhon

05/15/2020 21:12
nga:M K

Edhe më tutje mbetet një nga emrat më të komentuar, ani pse merkatoja ende nuk është hapur.

Kjo ndoshta për shkak të largimit të sigurt të tij nga “Camp Nou”, përcjell GazetaBlic.

Anëtari i Barcelonës që vazhdon të jetë i huazuar te Bayerni por që nuk do të mund ta ndihmojë klubin në xhirot e mbetura, edhe më tutje nuk e ka të qartë të ardhmen në karrierë.

27 vjeçari tash e një kohë të gjatë po kërkohet me ngulm nga Chelsea, por që disa skuadra të tjera po e minotorojnë situatën e lojtarit.

Megjithatë, agjenti i brazilianit i ka kthyer gjërat në zero, duke thënë se momentalisht nuk ka oferta për të, nuk kanë biseduar, e lëre më për ndonjë marrëveshje eventuale.

Këto deklarime i bëri në një prononcim të shkurtë për “talkSport”, andaj mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat me hapjen e afatit kalimtar.

/GazetaBlic/

05/08/2020 16:20

Newcastle ofron 80 milionë euro për Coutinhon