Lajme

S’ka njohje, veç çnjohje

02/13/2018 07:59
nga:M H

Pavarësinë e Kosovës gjatë vitit të kaluar e kanë njohur vetëm dy shtete, po aq sa e kishin njohur edhe në vitin 2016. Procesi i njohjeve ndërkombëtare ka ngecur në katër vjetët e fundit, përderisa Serbia është duke lobuar fuqishëm që shtete të caktuara t’i tërheqin njohjet e tyre.

Vetëm dy shtete e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës gjatë vitit të kaluar, aq sa e kishin njohur edhe në vitin 2016.Për dhjetë vjet shtet Kosova ka arritur t’i sigurojë vetëm 115 njohje ndërkombëtare, përderisa vendi njëkohësisht po përballet me lobim të fuqishëm të Serbisë tek disa shtete që t’i tërheqin njohjet e tyre.

Në vitin 2018, kur Kosova e kishte shpallur Pavarësinë, vendi ishte njohur nga 53 shtete dhe që nga ajo kohë procesi i sigurimit të njohjeve ndërkombëtare ka ngecur dukshëm, shkruan “Zëri”.

Dështimet më të mëdha në këtë drejtim janë shënuar nga viti 2015 e këndej, kur Kosova nuk ka arritur t’i sigurojë më shumë se tri njohje në vit.Kosova edhe më tutje nuk është njohur nga pesë shtetet anëtare të përhershme të BE-së (Spanja, Greqia, Sllovakia, Qiproja, Rumania), të cilat i kanë sjellë telashe vendit në procesin eurointegrues.

Përndryshe, edhe shtetet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kanë qëndrime të ndryshme ndaj pavarësisë së Kosovës.

 

 

08/21/2018 18:27

Besimi i luhatur i serbëve të Kosovës karshi Beogradit