Sporti

S’ka fitues në takimet e Superligës, paqe në Mitrovicë e Gjilan

11/10/2019 14:53
nga:M K

Janë mbyllur para pak çastesh duelet e ditës së sotme në Superligë.

Fitues nuk pati në asnjërin prej dueleve, me ç’rast u nda nga një pikë për secilën nga katër skuadrat, shkruan GazetaBlic.

Përderisa në Gjilan u shënuan dy gola, kështu nuk ndodhi edhe në “Riza Lushta”, ku Trepça’89 e Ballkani luajtën pa gola.

Të dy ekipet luajtën bukur dhe patën rastet e veta, por që nuk i konkretizuan ato.

Ndërkaq, në Gjilan, skuadra me po të njëjtin emër, shënoi golin e parë në minutën e 38’të, para se Gbowea të regjistrojë shifrat përfundimtare në të 71-tën.

Kësisoj, tabela nuk pëson shumë ndryshime, përveç se tani më shumë ekipe hyjnë në “valle” për titullm e ku njëra nga to është edhe Prishtina.

/GazetaBlic/

12/03/2019 14:57

​Superliga në basketboll me dy derbi, “Mizahir Isma” gati për spektaklin e stinorit