Sporti

S’ka fitues, Leonesa – Atletico Madrid shkon në vazhdime

01/23/2020 22:56
nga:M K

Leonesa dhe Atletico Madridi kanë shkuar në vazhdime në ndeshjen e vlefshme për raundin e 1/16-ës në Copa Del Rey.

Dueli u mbyll 1-1, me të skuadrën vendase që barazoi në minutën e 83’të përmes Castanedas, shkruan GazetaBlic.

“Los Colchoneros” ndërkaq realizuan me anë të Correas në minutën e 62’të.

Tashmë ka filluar minuta e parë e vazhdimeve, kurse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat.

Kujtojmë se mbrëmë Real Madridi dhe Barcelona siguruan kualifikimin tutje.

/GazetaBlic/

01/23/2020 23:37

Atletico Madridi eliminohet nga ‘Copa Del Rey’, skuadra nga ‘Segunda Division’ vazhdon tutje