Lajme

S’ka ankesa në PZAP, KQZ publikon sot rezultatet

11/25/2019 11:25
nga:B. D

Kryesuesi i Sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Mul Desku, ka konfirmuar për GazetaBlic se nuk ka ankesa për çështjen e rinumërimit të 1407 vendvotimeve.

Sipas tij, janë vetëm 2 ankesa nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) për çështjen e 2 fletëvotimeve, e që sipas tij kjo nuk do t’i marr kohë PZAP-së për t’i konfirmuar KQZ-së se mund të dal me publikimin e rezultateve dhe certifikimin  rezultateve përfundimtare.

“Janë vetëm 2 ankesa, po për të cilat nuk duhet shumë kohë. Rreth orës 12:00, PZAP do t’i nis konfirmimin KQZ-së e të cilët mund të procedojnë më tutje”, tha për GazetaBlic, Mul Desku.

11/25/2019 13:48

Certifikimi i rezultatit zgjedhor, i varur nga ankesat e partive politike