Sporti

Juventus fiton vetëm në “tavolinë”, Crotone merr pikën e parë në kampionat

10/17/2020 22:41
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja Crotone – Juventus.

Rezultati përfundimtar ishte 1 me 1, përcjell GazetaBlic.

Simy realizoi për Crotonen nga penalltia, kurse Alvaro Morata barazoi gjithçka poashtu nga penalltia në minutën e 21′.

Ishte një ndeshje e hapur nga të dy skuadrat me shumë raste të krijuara për gola, por që rrjetat nuk u tundën më.

Pas këtij barazimi renditet në pozitën e katërt me 8 pikë të arkëtuara, kurse Crotone në vendin e 18-të me vetëm 1 pikë të arkëtuar sonte me Juventusin.