Cult

Sivjet s’ka Nobel për Letërsi

05/04/2018 10:28
nga:L I

Organizata përgjegjëse për Çmimin Nobel për Letërsi ka deklaruar se nuk do të shpallë çmimin për këtë vit, kjo pasi pasi që është përfshirë në një skandal në lidhje me akuzat për sulm seksual.

Akademia Suedeze ka qenë në krizë në lidhje me mënyrën se si është përballë me akuzat kundër bashkëshortit të një anëtareje.

Ajo ka dhënë dorëheqje që nga ajo kohë, së bashku me udhëheqësin e akademisë dhe katër anëtarë të tjerë.

Nga kjo akademi kanë bërë të ditur se fituesi i 2018-ës do të shpallet së bashku me fituesin e vitit 2019.

Ky skandal është më i madhi që ka prekur çmimin prestigjioz që kur ishe shpallur për herë të parë në vitin 1901.