Lajme

Situatë e tensionuar në Pejë për miell, intervenojnë edhe Policia

03/16/2020 12:57
nga:Norë Kelmendi

Se paniku ka kapur qytetarët pas shfaqjes së virusit Covit-19 edhe në Kosovë, dëshmojnë pamjet e vazhdueshme që po shfaqen nëpër medie. Përkundër thirrjeve nga institucionet për të mos krijuar panik dhe të deklaratave të zyrtarëve se miell ka mjaftueshëm, radhë të gjata shihen gjithandej ku ka mullinj nëpër Kosovë, shkruan IndeksOnline.

Se situata është në pranë të eskalimit dëshmon edhe kjo video, e realizuar në Pejë, ku qytetarë të shumtë ja kanë mësyer një mulliri për tu furnizuar me miell.

 

 

Situatë e tensionuar shihet, teksa nuk ka munguar as reagimi i policisë, për të mbajtur nën kontroll situatën.

03/11/2020 18:13

Kosovarët i kap paniku nga koronavirusi, kolona të gjata tek fabrikat e miellit