Lajme

Situatë alarmante me zjarre në Komunën e Istogut, Ferati bën thirrje për “kujdes maksimal”

07/07/2025 16:07
nga:Genita C

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati ka kërkuar kujdes maksimal pas situatave me zjarrin.

Ai ka bërë të ditur se në fshtrat Kovragë, Veriq dhe Gurrakoc gjendja është alarmante.

Reagimi i tij:

Të dashur qytetarë,

Pas situatës së krijuar nga zjarret në fshatrat Kovragë, Veriq, Osojan dhe Gurrakoc, dua t’ju informoj se situata është alarmante dhe kërkon vëmendje dhe kujdes maksimal nga të gjithë ne.

Së bashku me ekipet e zjarrfikësve, Policinë e Kosovës dhe institucionet përgjegjëse, jemi në terren dhe po punojmë me të gjitha kapacitetet tona për të lokalizuar dhe shuar vatrat e zjarrit, me qëllim që të parandalojmë përhapjen e tyre dhe të mbrojmë pronat, tokat bujqësore dhe sigurinë e banorëve tanë.

Apeloj te çdo qytetar i Istogut që të tregojë kujdes maksimal, veçanërisht në zonat bujqësore dhe pyjore dhe të mos digjin barishta, mbeturina apo sende të tjera, pasi edhe një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe të pakthyeshme.

Në rast se vëreni zjarr ose tym, ju lutem lajmëroni menjëherë zjarrfikësit ose Policinë.

Falënderoj zjarrfikësit, Policinë dhe të gjithë qytetarët që po kontribuojnë me punë dhe mjete për mbrojtjen e asaj që kemi më të shtrenjtë.

Së bashku do t’ia dalim!

I juaji,

Iliri