Sporti

S’ishte dita e tij, momenti kur Florent Hadërgjonaj përjashtohet direkt me të kuq

12/04/2020 21:38
nga:M K

Florent Hadërgjonaj dhe skuadra e tij, Kasimpasa humbën nga Besiktasi me rezultat të pastër 3-0 në kuadër të xhiros së 11 në superligën turke.

Megjithatë jo gjithçka shkoi mirë për djaloshin kosovar, që u desh ta lëshojë fushën 35 minuta para kohe, përcjell GazetaBlic.

Në të 55’tën, ai u përjashtua direkt me të kuq, pasi një ndërhyrje nga prapa, gjyqtari e vlerësoi si të rrezikshme, aq sa për t’u përjashtuar.

Mbrojtësi i kombëtares sonë u largua në rezultatin 1-0.

Më poshtë edhe pamje nga momenti.

/GazetaBlic/

11/18/2020 12:55

Florent Hadërgjonaj gati për sfidën e sotme përballë Moldavisë