Lajme

Siri – Regjimi i Esadit vazhdon të marrë jetët e civilëve të pafajshëm

08/14/2019 17:18
nga:Blerim Halili

Në sulmet e fundit ajrore të avionëve luftarakë rusë ndaj Zonës së Çtensionimit në Idlib janë vrarë 3 fëmijë.

Vazhdojnë sulmet ajrore të Rusisë që është mbështetësja e regjimit të Esadit ndaj vendbanimeve brenda kufijve të Zonës së Çtensionimit në Idlib. Në sulmet ajrore të avionëve luftarakë rusë janë vrarë 3 fëmijë.

Regjimi i Esadit dhe mbështetësit e tij po vazhdojnë me sulme ajrore dhe tokësore ndaj nënprefekturës Han Shejhun, vendbanimit Temanije, fshatrave Salihije, Kefersexhne, Medaja dhe Ermanaja, si dhe ndaj zonave rurale të Kefer Zita në veri të qytetit Hama dhe ndaj nënprefekturës Latamine dhe fshatit Latmin.

Sipas informatave të marra nga burimet e observatorit për avionë i opozitarëve dhe ekipet e Mbrojtjes Civile, avionët luftarakë rusë gjatë bombardimeve të kryera të martën në orët e mbrëmjes në fshatin Salihije të Idlibit kanë vrarë 3 fëmijë.

Si pasojë e sulmeve të kryera nga ana e regjimit të Esadit dhe mbështetësve të tij prej nënshkrimit të marrëveshjes së Idlibit mes Turqisë dhe Rusisë më 17 shtator 2018 e këtej janë zhvendosur mbi 750 mijë civilë.

Rrjeti Sirian për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut (SNHR) bëri të ditur se në sulmet e regjimit të Esadit dhe mbështetësve të tij të ndërmarra mes datave 26 prill – 27 korrik ndaj Zonës së Çtensionimit në Idlib janë vrarë gjithsej 781 civilë në mesin e të cilëve 208 fëmijë dhe 140 gra./trt