Sporti

Sir Alex Ferguson shtrihet në spital, është në gjendje të rëndë shëndetësore

05/05/2018 20:58
nga:Lorik J

Ish trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson është shtrirë në spital.

Mediat angleze para pak minutash kanë raportuar se legjenda e ‘Djajve të Kuq’ ka pësuar një sulm në tru, me ç’rast edhe është dërguar në spital, shkruan GazetaBlic

Ajo çfarë dihet momentalisht është se Ferguson është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Djali i Sir Alex Ferguson, Darren Ferguson, ka humbur ndeshjen e fundit të sezonit të Doncaster Rover për shkak të një ‘çështjeje të rëndë familjare’.

Sir Alex Ferguson u shtrua në spital dje pasi ishte ankuar për shëndetin e tij që nga e enjtja.

Ambulanca u thirr në shtëpinë e tij në orën 9 dhe e çoi në spital.

Ai u transferua me një shoqërim policor dhe  po trajtohet në Salford Royal.

Ai pritet t’i nënshtrohet një operacioni sonte.

/GazetaBlic/

03/26/2020 15:58

Ferguson i pakënaqur, fqiu i tij po tenton të ndërtojë objekte që do t’ia zë diellin e do t’i pretë pemët