Lajme

Sipas Borrellit, BE nuk mund të konsiderohet forcë gjeopolitike nëse nuk e stabilizon Ballkanin

09/13/2020 15:51
nga:F K

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, tha se nëse Bashkimi Evropian nuk stabilizon Ballkanin dhe nuk e zgjidh çështjen e Kosovës dhe Serbisë, nuk do të mund të konsiderohet një forcë gjeopolitike.

Në një intervistë për “Financial Times”, në të cilën foli për politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, Borrell tha se Ballkani paraqet një shqetësim për Brukselin.

“Nëse nuk e stabilizojmë Ballkanin, do të jetë e vështirë të konsiderojmë veten një forcë gjeopolitike, sepse askush tjetër nuk do ta bëjë këtë, vetëm evropianët”, tha Borrell.

Borrell tha se Brukseli angazhohet për integrimin gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor në bllokun Evropian, por që ka mosmarrëveshje të shumta midis Serbisë dhe Kosovës, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008, të cilën Serbia nuk e njeh.

Bashkimi Evropian ishte nikoqir i një raund të ri bisedimesh të nivelit të lartë midis Beogradit dhe Prishtinës javën e kaluar.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së po ashtu ka paralajmëruar se udhëheqësit e vendeve të bllokut të BE-së do të vendosin sanksione ndaj zyrtarëve të Bjellorusisë, përfshirë presidentin Lukashenko. Kjo sipas tij pritet të ndodhë në fund të këtij muaji.

Bisedimet Kosovë-Serbi, problem mbetet Asociacioni

10/24/2020 12:29

Ballkani përfundon edhe stërvitjet e fundit, gati për Trepçën’89