Uncategorized

Sipas analistëve politik: Këto dy oferta ia bëri sot Vetëvendosje LDK-së

01/27/2020 21:37
nga:Gazeta Blic

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini janë zbuluar detaje të reja nga oferta e fundit që sot Vetëvendosje i ka bërë LDK-së.

Panelistët kanë thënë se Vetëvendosje sot i ka ofruar LDK-së dy propozime për të shkuar drejt marrëveshjes, përcjell Telegarfi.

“Propozimi i parë ka qenë që LDK-ja ta merr një ministri më shumë dhe që Glauk Konjufca të mos jep dorëheqje. Vetëvendosje është pajtuar që LDK të merr Ministrinë e Jashtme dhe të arrihet marrëveshja”.

“… Propozimi i dytë që ka bërë Vetëvendosje ka qenë shumë më zemërgjerë. Sipas këtij propozimi numri i ministrive të shkonte në 15 dhe LDK-ja do të merrte shtatë ministri pesë do t’i mbetnin Vetëvendosjes dhe tri minoriteteve. LDK po ashtu do të zgjedhte këto dy ministri që do t’i shtoheshin pa pasur kufizime edhe nga ministritë aktuale që tashmë janë ndarë”, tha panelisti Vehbi Kajtazi.

Ai thotë se personalisht vlerëson se oferta e Vetëvendosjes nuk duhet refuzuar nga LDK por sipas tij nëse do të ishte në vend të Kurtit nuk do ta kishte bërë një propozim të tillë.

“Në secilin prej këtyre versioneve LDK-ja do ta kontrollonte qeverinë. Vendimet ne qeveri merren në mënyrë kolegjiale dhe aty votohet me shumicë votash. Pra Kurti nuk do të mund të kalonte as në qeveri ndonjë marrëveshje që si përshtatet LDK-së”, tha ndër të tjera ai.

Dardan Molliqaj ‘godet’ Vetëvendosjen

05/28/2020 21:30

​Konjufca: Nëse Kushtetuesja i jep të drejtë LDK-së, do të krijohet precedent i rrezikshëm