Lajme

Sindikalistët i kërkojnë takim urgjent Kurtit

03/02/2020 11:58
nga:Norë Kelmendi

Përfaqësuesit e SBASHK-ut, FSSHK-së, SPK-së, sindikatës së Zjarrfikësve dhe Doganave sot kanë mbajtur një takim të përbashkët.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, ata kanë njoftuar se t’i drejtohen Kryeministrit Kurti për një takim urgjent .

“Në takimin me Kryeministrin Kurti përfaqësuesit e këtyre pesë sindikatave do të kërkojnë nga ai që të shpalos planin e Qeverisë për rritjen e mirëqenies së punëtorëve në Republikën e Kosovës nëse Ligji për paga zvarritet edhe më tutj”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Situatë e acaruar në këta pesë sektorë

Përfaqësuesit e SBASHK-ut, FSSHK-së, SPK-së, sindikatës së Zjarrfikësve dhe Doganave kanë mbajtur një takim të përbashkët duke debatuar për situatën në këta sektorë pas lajmit të shpërndarë se mund të mos jenë paraparë mjete në Ligjin e buxhetit për implementimin e Ligjit të pagave. Ata kanë deklaruar se situata në sektorët që përfaqësojnë është acaruar dhe se kanë nisur të shtohen kërkesat e anëtarësisë që të bëhen përgatitje për të nisur edhe me veprime sindikale nëse Ministria e Financave dhe Kryeministri nuk ofrojnë dëshmi se janë bërë planifikime buxhetore për ligjin e pagave.

Duke u gjendur në këtë situatë përfaqësuesit e FSSHK-së, SPK-së, sindikatës së Zjarrfikësve dhe Doganave kanë vendosur bashkërisht që t’i drejtohen Kryeministrit Kurti për një takim urgjent e në momentin më të afërt të mundshëm për të debatuar për këtë çështje.

Në takimin me Kryeministrin Kurti përfaqësuesit e këtyre pesë sindikatave do të kërkojnë nga ai që të shpalos planin e Qeverisë për rritjen e mirëqenies së punëtorëve në Republikën e Kosovës nëse Ligji për paga zvarritet edhe më tutje.

Ata kanë deklaruar se situata në sektorët që përfaqësojnë është acaruar dhe se kanë nisur të shtohen kërkesat e anëtarësisë që të bëhen përgatitje për të nisur edhe me veprime sindikale nëse Ministria e Financave dhe Kryeministri nuk ofrojnë dëshmi se janë bërë planifikime buxhetore për ligjin e pagave.

Duke u gjendur në këtë situatë përfaqësuesit e FSSHK-së, SPK-së, sindikatës së Zjarrfikësve dhe Doganave kanë vendosur bashkërisht që t’i drejtohen Kryeministrit Kurti për një takim urgjent e në momentin më të afërt të mundshëm për të debatuar për këtë çështje.

Në takimin me Kryeministrin Kurti përfaqësuesit e këtyre pesë sindikatave do të kërkojnë nga ai që të shpalos planin e Qeverisë për rritjen e mirëqenies së punëtorëve në Republikën e Kosovës nëse Ligji për paga zvarritet edhe më tutje.

06/30/2020 11:59

Albin Kurti është fytyrë e një patrioti për këngëtaren e njohur nga Shqipëria