Sporti

Sinani optimist për ndeshjen ndaj Manchesterit, flet për karrierën e tij në Angli

02/08/2018 10:44
nga:Lorik J

Gazmend Sinani ka arritur marrëveshje me ekipin e elitës angleze.

Leeds Force është ekipi i ri i Sinanit, ndërsa qendra 27 vjeçare, i cili ka përvojë edhe në reprezentacionin e Kosovës, ka nënshkruar kontratë deri në fund të stinorit me këtë ekip.

Pas transferimit në kampionatin anglez, Gamzend Sinani ka folur për ‘GazetaBlic’, ku edhe është shprehur mjaft i lumtur për kalimin tek ‘Leeds’.

Kjo është intervista me Sinanin:

GazetaBlic: Si arrite deri tek transferimi në skuadrën e Leeds Force?

Gazmend Sinani: “Falë punës së madhe që e kam zhvilluar për afro 2 muaj me trajnerin, ibrahim Karabegun dhe me ndimën e trajnerit të ri, por me shumë prespektiv, Lorik Kllokoqi arrita me u rikthy në formë. Poashtu me ndimën e menaxherit tim erdhëm deri tek marrëveshja me klubin e Leeds Force. Objetivi im është ta dëshmojë vetën për këtë gjysmësezon dhe që në sezonën e ardhshme të kalojë në një klub më të mirë në Angli”

GazetaBlic: Keni pasur një debutim fantastik me Leeds, si e kanë pritur këtë drejtuesit e skuadrës së re?

Gazmend Sinani: “Ishte ndeshja e parë, normal më kapluan emocionet, por luajta mirë dhe mendoj me vazhdu në këtë mënyrë. Zyrtarët e klubit poashtu edhe lojtarët me kanë pritur shumë mirë dhe mendoj se jam komponuar mirë, të shohim të premten kemi ndeshjen me Manchesterin, ku shpresojë se do ndahemi me fitore”.

GazetaBlic: Cilat janë objektivat e juaja me klubin e ri?

Gazmend Sinani: “Synimi im me këtë klub është siç e ceka edhe në fillim me tregu vetën sa më shumë, me i tregu aftësitë e mija pasi veq e kam hapësirën dhe mundësinë dhe gjthmonë synoj me mbrri më shumë. Shpresoj që në fund do ja dal.

Cili është komenti juaj për ndeshjen Kosovë – Poloni?

Gazmend Sinani: “Për fat të keq trajneri nuk e ka pa të arsyeshme me më grumbullu në 12’she. Unë ju dëshiroj shumë suksese djelmoshave dhe shpresojë që me lojë të mirë dhe pse jo mujnë me arrit edhe fitore, edhe pse është pak vështirë. Shpresojë që herën tjetër të zë vend prap në kombëtare, pasi është ëndërr e çdo lojtari me e perfaqësu shtetin e vet”

GazetaBlic: Keni luajtur në shumë ekipe të mëdha të Evropës, cili ka qene momenti juaj më i mirë në karrierë?

Gazmend Sinani: Po fakt është kam luajtur në shumë ekipe, mirëpo momentet më të mirë të karrierës sime i kam kalu tek skuadra e Fenerbahches, ku kam lujatur për plot 6 vite. Aty e kam mësuar jetën e basketbollin”./GazetaBlic/

05/23/2018 12:11

OAK: Kuvendi i Kosovës votoi kundër investimeve dhe zhvillimit të vendit