Showtime

Sinan Vllasaliu publikon këngën e re dedikuar bashkëshortes

12/03/2019 15:45
nga:L I

Pak ditë pasi publikoi duetin me Medën “2 minuta”, Sinan Vllasaliu ka realizuar atë të radhës, shkruan GazetaBlic.

Këngëtari i shumë hiteve tashmë ka lansuar një këngë e cila mban titullin e gruas së tij.

“Teuta” është kënga e tij e re e cila i dedikohet pikërisht asaj.

Me muzikë dhe tekst të Avni Qailit, kjo këngë është një dedikim i veçantë dhe sjell këngëtarin më romantik se kurrë më parë./GazetaBlic