Showtime

Sinan Vllasaliu hap biznes të ri në Amerikë

02/13/2020 12:40
nga:N S

Këngëtari i mirënjohur shqiptar Sinan Vllasaliu po e hap një biznes të ri.

Sinan Vllasaliu këngëtar i shumë hiteve sic duket ka vendosur që ta zgjerojë biznesin e tij në Amerikë, ku tash e ca vite ai jeton me familjen e tij.

Pas Frisco Star Cafe dhe Celina Star Cafe, Vllasaliu vjen me “Jani’s Cafe” që përfshinë vetëm mëngjesin dhe drekën.

Ky emër doli të jetë pak më i veçantë, kjo sepse Jan mban emrin nipi i tij.

Sinan Vllasaliu së shpejti do të vije edhe me projekte të reja muzikore, pas super suksesit me bashkëpunimin e tij me Anxhela Peristerin.