Diego Simeone u ankua për humbjen në derbin e kryeqytetit spanjoll kundër Real Madridit (0-2).
Trajneri i Atleticos u ankua për orarin e ngjeshur duke kujtuar se skuadra po vinte nga një lojë rraskapitëse evropiane me FC Porto (triumfi 3-1 në Dragao, për Champions League), shkruan GazetaBlic Sport.
“Ekipi bëri sërish një përpjekje të madhe. Ne duhej të luanim me Kondogbinë qendrore dhe skuadra punoi shumë mirë kolektivisht pas një përpjekjeje të madhe në Portugali. Por Reali po bën shumë mirë, me futbollin që më pëlqen shumë, dhe zoti [Carlo Ancelotti] është një trajner i madh”, tha Simeone.
“Konsistenca në futboll është thelbësore dhe Reali po kalon një periudhë konsistence absolute. Luajnë dhe shënojnë. Ne kishim disa mundësi në pjesën e dytë, por ata shfrytëzuan një mundësi dhe shënuan një gol të mrekullueshëm. Por skuadra funksionoi, erdhi nga një përpjekje e madhe mendore në Portugali”, deklaroi ai.
/GazetaBlic Sport/


