Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone mezi pret të përballet me Milanin në Ligën e Kampionëve.
Ai paralajmëron se gjigantët e La Liga do të përpiqen të fitojnë nesër në San Siro, shkruan GazetaBlic Sport.
“Të luash me një skuadër si Milani në Ligën e Kampionëve është fantastike. Ata janë rritur vitet e fundit. Më pëlqen stadiumi i Milanit”, tha argjentinasi në një konferencë për shtyp.
“Ne e dimë se do të përballemi me një rival të fortë, me lojtarë të mirë, me një lojë dinamike. Ne do të përpiqemi ta fitojmë takimin”
“Atmosfera është pozitive. Ne kemi karakter, ne luajmë mirë. Shpresojmë të luajmë një lojë të mirë nesër”, përfundoi Simeone.
/GazetaBlic Sport


